Ka përfunduar me sukses faza e tretë e konkursit për pozicionin “Patrullë e Përgjithshme” në Policinë e Shtetit, e cila përfshinte testimin me shkrim.

Sipas njoftimit të Policisë, nga 852 kandidatë që iu nënshtruan këtij testi, 710 djem dhe vajza u shpallën fitues dhe kaluan në fazat e tjera të konkurrimit.

Ashtu si në dy fazat e mëparshme, edhe kjo fazë u zhvillua në mënyrë transparente dhe nën monitorimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Akademisë së Sigurisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.