Mbrëmjen e kaluar, u prezantuan këngët pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Sonte, mbrëmja më shumë se sa një garë muzikore, do të jetë e fokusuar te spektakli, sepse të gjitha këngët, do të prezantohen në transmetim në një variant akustik, si një mënyrë për të rritur qëndrueshmërinë dhe vizibilitetin e këngëve në publik, pavarësisht vendimit që ka marrë juria për 18 finalistët e nesërm.
Juria e Fest ‘59 vendosi të çojë në finalen e 23 dhjetorit këngët e interpretuara nga:
- Orgesa Zaimi
- Festina Mejzini
- Devis Xherahu
- Inis Neziri
- Florent Boshnjaku
- Sardi Strugaj
- Gjergj Kaçinari
- Rosela Gjylbegu
- Kastro Zizo
- Wendi Mancaku
- Evi Reçi
- Xhesika Polo
- Anxhela Peristeri
- Era Rusi
- Gigliola Haveriku
- Viktor Tahiraj
- Kamela Islamaj
- Mirud
Nata e dytë e Fest ‘59, mund të ndiqet sonte në RTSH 1, në rrjetin social facebook dhe kanalin e youtube të RTSH, ose nëpërmjet aplikacionit RTSH TANI.