Kejthin Gjata dhe Kristo Qerama janë dy fituesit e edicionit të tretë të Festivalit të “Këngës Napoletane” në Shqipëri.
Aktiviteti kulturor u zhvillua pasditen e djeshme në ambientet e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Këngëtarët e tjerë që konkuruan për vendin e parë në këtë festival ishin: Aldrin Biba, Kellsi Hysenaj, Edona Prenga, Emi Tushiti, Ariola Hoxhallari, Suzana Daja, Xhaneta Nelaj, Gue a Hysenaj, Igor Muço, Noel Tatani dhe Greta Berberi.
Gjata dhe Qerama arritën të vlerësohen më shumë për performancën e tyre në skenë nga juria e përbërë nga i mirënjohuri Kastriot Tusha, Orges Mema, Luljeta Strefi, Sajmir Kalaja dhe Katerina Bellviso.