Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpërndarë çmimet që kanë fituar nxënësit pjesëmarrës në Olimpiadat Kombëtare që u zhvilluan në të tre fazat përgjatë viteve 2023-2024. Bie në sy se në përfundim të fazës së tretë, janë shpallur fitues 9 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Durrësit. Ata kanë fitur çmime të dyta dhe të treta në Kimi, Gjuhë shqipe, Histori, Fizikë dhe Matematikë.

Fituesit janë:

Alisa Imeri, çmimi 2 Kimi, shkolla “Rilindja”

Dorin Bitraj, çmimi 2 Fizikë, shkolla “Rilindja”

Blerta Miraka, çmimi 2 Histori, shkolla “Leonik Tomeo”

Danjel Perja, çmimi 2 Kimi, shkolla “Rilindja”

Nasira Terziu, çmimi 2 Gjuhë shqipe, shkolla “Turgut Ozal”

Krisel Leka, çmimi 2 Matematikë, shkolla “Turgut Ozal”

Dionis Trimi, çmimi 3 Kimi, shkolla “Ibrahim Kodra”

Dini Liço, çmimi 3 Kimi, shkolla “Rilindja”

Irjan Kulici, çmimi 3 Matematikë, shkolla “Turgut Ozal”