Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, për veprën penale “Vjedhja”.
Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale: Sh. Z., 28 vjeç dhe I. Gj., 49 vjeç, banues në Durrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimit referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, shtetasit Sh. Z., 28 vjeç dhe I. Gj., 49 vjeç, banues në Durrës. Punohet për kapjen e tyre.”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





