Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një grua dhe një burrë, të cilët akuzohen se kanë marrë një shumë parash kundrejt kanosjes me mjet prerës.

Ka nisur kërkimi për shtetasit A. H., 49 vjeçe dhe R. L., 40 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dje, ka kallëzuar shtetasi F. Ç., 65 vjeç, banues në Durrës, se këta shtetas i kanë marrë një shumë parash, duke e kanosur me mjet prerës.

Ngjarja, sipas kallëzuesit, ka ndodhur në banesën e shtetases A. H.