Finalja e edicionit të VIII-të të Festivalit të Ansambleve Popullore të shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Durrës rezervoi emocione të shumta tek nxënësit pjesëmarrës, por edhe mësuesit dhe prindërit.
Mes 114 numrave pjesëmarrës, që u prezantuan ditën e mërkurë, në finale ishin përzgjedhur performancat më të mira.
Shkollat me paraqitjen më të mirë në këtë event kulturor, ku u angazhuan 24 institucione arsimore 9-vjeçare të qytetit dhe rreth 840 nxënës ishin:
Përveç performancave më të mirë në bazë shkolle, juria profesioniste vlerësoi edhe performancat më të mira të nxënësve më të talentuar.
Në këtë veprimtari masive të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës, mbështetur nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar dhe bashkia, nxënësit e 24 shkollave publike dhe jo publike performuan në valle, këngë dhe lojëra popullore para bashkëmoshatarëve të tyre dhe stafeve pedagogjike.
Finalja e festivalit u mbajt në një datë të shënuar për popullin shqiptar, 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.