SHBA, 5 prill 2013 – Janë shpallur të pafajshëm pas vdekjes. Kështu është mbyllur pas thuajse 80 vitesh çështja e “Scottsboro boys”, njëra prej faqeve më të trishta të historisë së të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ishin vetëm 9 djelmosha kur në vitin 1931, u akuzuan (padrejtësisht) për përdhunimin e dy vajzave të bardha. Më i vogli prej tyre ishte 13 vjeç ndërsa më i madhi 19.
Djemtë u gjykuan në Alabamë nga një juri e cila përbëhej vetëm nga të bardhë. U burgosën dhe u hodhën në krahët e vdekjes. Falja erdhi për të gjithë ata të enjten më 4 prill ditën e 45 vjetorit të vrasjes së Martin Luther King. Por për fat të keq, djemtë kanë vdekur të gjithë prej vitesh.





