Mbrëmjen e të hënës është finalizuar emisioni i kërcimit “Dance With Me Albania” në RTV Klan.

Këngëtarja Era Rusi dhe moderatori Florian Agalliu u shpallën fituesit e “DWM 6”, pas pikëve maksimale të jurisë.

Finalizimi i mbrëmjes së sotme erdhi pas disa netëve shumë emocionuese ku çdo të hënë konkurrentët dhuruan kërcime speciale.

Këtë vit çiftet që morën pjesë ishin: Eduart Ndocaj e Kejvina Kthella, Florian Agalliu dhe Era Rusi, Mateus Frroku dhe Eliona Pitarka, Ermal Peçi dhe Eva Murati dhe Stela me Valerin.