Është shpallur firma fituese e tenderit për rikonstruksionin e hapësirave publike në bllokun e banimit në lagjen nr.17 të Durrësit dhe tek Muzeu i Dëshmorëve.

Nga 22 operatorët konkurues, të ofruar pas thirrjes së bashkisë në 17 maj, komisioni shpalli fitues firmën      “LIQENI VII SHA – Ndregjoni SHPK” me vlerën 55 230 394,00 lekë pa TVSH.

Pas shpalljes së fituesit dhe lidhjes së kontratës, rikonstruksioni i këtyre dy lulishteve tek stacioni i trenit dhe tek Muzeu i Dëshmorëve pritet të përmbyllet brenda 70 ditëve.

Por çfarë parashikon ky projekt?

dokumentet e tenderit, bashkia Durrës specifikon se projekti në fjalë “për rehabilitimin e hapësirave të gjelbërta të qytetit të Durrësit ndërtohet duke u bazuar mbi këto objektiva kryesore:

1. Kthimi i këtyre hapësirave ne funksion të qytetarëve (duke përfshire dhe prishjen e tendave, strukturave shtesë të lokaleve )

2. Ripërcaktimi i raportit te qytetit me hapësirat e lira, hapësira rikreative

3. Rivitalizimi i zonës përreth duke shtuar gjelbërimin si dhe këndet e lojërave”.

Rikonstruksioni i këtyre dy lulishteve parashikon shembje strukturash, tendash etj., të vendosura aty nga lokalet që operojnë prej vitesh në këto dy hapësira publike.