Kompanitë "Salillari" dhe "Bajram N" janë fituese të tenderit për ndërtimin e "Lotit 1" të projektit të Unazës së Re.

Këto dy firma (të bashkuara në këtë garë) u shpallën fituese duke ofruar shifrën më të ulët 1.77 miliardë lekë (limiti ishte 2.25 miliardë lekë).

Vendimi u dha nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Në këtë tender u përfshinë plot: 8 kompani. “2 T” SHPK & “G.P.G COMPANY”;  “ALB-BUILDING” SHPK & “EUROTEOREMA” SHPK & “LIQENI VII” SHA & “COMMUNICATION PROGRES”;  “CURRI” SHPK + “ALBA KONSTRUKSION” SHPK;  “GENER 2”;  “GJOKA KONSTRUKSION” sha  & “SHANSI INVEST” shpk;  “SALILLARI” SHPK & “BAJRAMI N”; “VEGA” SHPK & “ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUCTION” dhe  “VELLEZERIT HYSA” SHPK.