Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka shpallur zyrtarisht fituesen e Lotarisë së kuponit tatimor. Ajo është Valbona Lleshi nga Shkodra, e cila ka fituar 1 milion lekë të rinj.
Cani tha se pjesëmarrja ishte shumë e gjerë, me rreth 28 mijë pjesëmarrës, teksa deklaroi se së shpejti do të shpallet një tjetër lojë me mbledhjen e kuponëve tatimorë.
Në lojën e kuponit tatimor janë 4 kategori fituesish. Fituesit e kategorisë së dytë i gjeni në grafikun e mëposhtëm, ndërsa ata të kategorisë së 3 dhe të 4-t, mund t’i gjeni duke klikuar këtu.