Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka shpallur sot listën me 23 futbollistët që do të grumbullojë për ndeshjet me Kroacinë dhe Ukrainën për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”. Janë tre lojtarë që thirren për herë të parë: portieri boshnjak i natyralizuar Adis Nurkoviç, sulmuesi i Herenvenit, Arbër Zeneli dhe talenti 16-vjeçar i Barcelonës, Labinot Kabashi.Bie në sy fakti që trajneri Bunjaki ka grumbulluar vetëm tre sulmues dhe plot 11 mesfushorë.Lista e plotë:Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkoviç, Bledar Hajdini;

Mbrojtës: Fanol Përdedaj, Avni Pepa, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Ardian Ismajli;Mesfushorë: Hekuran Kryeziu, Eroll Zejnullahu, Alban Meha, Herolind Shala, Bersant Celina, Milot Rashica, Bernard Berisha, Arbër Zeneli, Sinan Bytyqi, Besar Halimi, Valon Berisha;Sulmues: Albert Bunjaku, Vedat Muriqi, Labinot Kabashi.Pas barazimit historik 1-1 ndaj Finlandës në ndeshjen hapëse të Grupit I, Kosova do të përballet me Kroacinë në “Loro Boriçi” më 6 tetor, ndërsa tri ditë më pas do të udhëtojnë drejt Ukrainës.