Një 41-vjeçar nga Durrësi është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 61-vjeçar.
Policia e qytetit bregdetar po punon për kapjen e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin T. K., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 61-vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit T. K..“- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.





