Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin A. B., 43 vjeç, pasi ditën e sotme, është paraqitur në spital, për të marrë mjekim, shtetasi D. H., 44 vjeç, i cili ka deklaruar se mbëmjen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit, 43-vjeçari e ka goditur me mjet prerës (thikë).

Shtetasi D. H. mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 43-vjeçarit.