Policia e Tiranës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e vjedhjes me dhunë mëngjesin e sotëm në Babrru.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se autori i dyshuar, i identifikuar si shtetasi Erdjon Shahaj 44 vjeç, banues Durrës, u shpall në kërkim pasi më datën 15.07.2016, rreth orës 07.30, në vendin e quajtur rruga “Halit Haxhia “ Babrru Tiranë, nën kërcënimin e thikës, i ka marrë me dhunë nga dora çantën një 54-vjeçareje, punonjëse e Ujësjellësit, ku brenda çantës dyshohet se kishte rreth 6 milionë lekë të vjetra.
Sipas policisë, nga informacionet e marra në rrugë operative dhe veprimet e para procedurale u bë e mundur identifikimi i mjetit me targë AA903 GX, ku dyshohet se ka lëvizur autori, që dyshohet se ishte marrë me qera nga autori i grabitjes.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkalles parë Tiranë, për veprën penale te “Vjedhjes me dhunë”e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 dhe 25 i K.Penal.





