Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim efektivin e Gardës së Republikes M.H., i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur të martën më 24 dhjetor dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

35-vjeçari, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë (punohet për identifikimin e kapjen e tyre) kanë goditur me sende të forta një shtetas, i cili po merr ndihmën mjekësore.