Këngëtarja Elvana Gjata mësohet se është shpallur në kërkim nga policia pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur me armë zjarri.

Pas ngjarjes për të cilën mendohet se këngëtarja është "mollë sheri", Elvana u largua nëpërmjet Rinasit nga Shqipëria drejt Gjermanisë për një koncert, pas të cilit nuk është kthyer në Tiranë.

31-vjeçarja kërkohet të japë sqarime si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen, ku mbeti i vdekur Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.

Gjithashtu në kërkim janë edhe Ervin Mata, i dashuri i Elvanës dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe komandoja Mevjol Bilo.