Një apel urgjent është lëshuar, pasi një i dënuar u lirua gabimisht nga burgu.
Zyrtarët po përpiqen të gjejnë William Walter Johnson, 47 vjeçar, i cili kërkohet për largimin ‘në mënyrë të paligjshme’.
47-vjeçari u lirua ‘gabimisht’ nga burgu Hewell në Redditch, Britani e Madhe.
Shërbimi i Burgjeve tha se gabimet si këto janë ‘shumë të rralla’ por trajtohen ‘jashtëzakonisht seriozisht’.
Johnson është përshkruar si një burrë i bardhë me një kokë të rruar.
Shërbimi i Burgjeve nuk kanë zbuluar se çfarë krimi kishte kryer Johnson fillimisht që ishte dënuar.





