Një 29-vjeçar nga Shijaku është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se në zonën e plazhit në Durrës i ka vjedhur 2 telefona celularë një 31-vjeçari nga qyteti bregdetar.

“Më datë 25.07.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, dhe punohet  për kapjen e shtetasit D.Sh., vjeç 29, banues në Shijak, pasi dyshohet se në lagjen nr.13 Durrës, i ka marrë dy telefona celularë shtetasit B.R., vjeç 31, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal”, njofton policia e Durrësit.