Personi që shihni në foton e mësipërme është ish-shefi i AMP Durrës, Kushtrim Selimi, i cili është shpallur në kërkim, pasi ndërtoi një vilë në Kallm, në një zonë publike.

Ai u vetëdorëzua në polici më 28 qershor, ndërsa ishte prej javësh në kërkim, pasi kishte hapur një portal, ku shpërndanin lajme të rreme dhe denigronin figurat e Policisë së Shtetit, së bashku me Ervis Hasanagën dhe Regina Omerin.

Kjo e fundit, të cilën e shihni po ashtu në foton e mësipërme, u njoh sot me masën e sigurisë personale “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhënë nga gjykata, ndërsa më herët ishte pezulluar nga AMP.

Sa i takon bashkëpunëtorit të saj, Kushtrim Selimit, ai u la në fillim i lirë, ndërsa sot nuk është gjetur në banesë, pas urdhrit të Gjykatës së Durrësit për ta arrestuar.

Ai është shpallur në kërkim dhe momentalisht nuk dihet se ku ndodhet.

Lexo njoftimin e plotë: