Shpallet në kërkim ish-shefi i Rendit në Laç, Ylli Vata.

Sipas policisë, dyshohet se është i përfshirë në kultivimin e kanabisit në këtë zonë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar sot ndaj tij një urdhër-arresti, pas dyshimeve se ai ka favorizuar kultivuesit e kanabisit.

Ndaj tij, Gjykata e Kurbinit ka vendosur “arrest me burg” në mungesë, dhe sipas hetuesve, ka prova të forta që tregojnë implikimin e Vatës në kultivimin e drogës.

Mësohet se Ylli Vata ishte transferuar në komisariatin e Ersekës prej disa muajsh.

Më herët, gjatë këtij viti janë arrestuar edhe dy drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, për çështjen e kanabisit; shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Vlorës, Haki Hasanbegaj dhe Gani Abazi, shef i Specialistëve të Zonave në komisariatin e policisë në Tepelenë.