DURRES– Parditen e ditës së djeshme më datë 16.01.2013, ora 09.00, në Komisariatin e Policisë Durrës ka bërë kallëzim shtetasi A.R., banues në Durrës, i cili deklaroi se më datë 12.01.2013, rreth orës 14.30, në dyqanin e tij shërbime elektrike i ishin vjedhur aksesore kompiuterikë me vlerë 10.000 lekë.

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë ngjarje rezultoi se autor i dyshuar i saj është shtetasi Zamir Jakupi, 35 vjec, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet për veprën penale të vjedhjes iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës.