Angli, 25 qershor 2014 – Policia angleze ka shpallur në kërkim shqiptarin Muharrem Denmarkun, 23 vjeç, i cili mendohet se ka lidhje me përdhunimin e një të miture, 17 vjeçare, në një banesë në rrugën Henry Street në distriktin e Derbishirit.

Përdhunimi ka ndodhur në 21 janar të këtij viti dhe që nga ajo kohë policia britanike është vënë në kërkim të 23 vjeçarit shqiptar.

Muharremi banon në Mancestër, por në adresën e dhënë prej tij, policia nuk ka mundur ta gjejë 23 vjeçarin.

Për të lehtësuar kërkimet dhe për të bërë të mundur gjetjen e Denmarkut, policia ka shpërndarë foton e tij, duke inkurajuar publikun të njoftojë efektivët e rendit, nëse e shohin apo kanë dijeni për vendndodhjen e tij.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/