KQZ ka dhënë rezultatin për KZAZ-në 40 në kryqytet ku për herë të parë u votua dhe numërua elektronikisht.
Rezultati në Njësinë 10 në Tiranë ka folur për Partinë Socialiste, ku kandidati më i votuar ka qenë Fatmir Xhafaj, pasi kryeson me 2795 vota.
Ndërkohë nga Partia Demokratike janë votuar disa kandidatë: Lulzim Basha ka marrë 492, Jorida Tabaku 286, Albana Vokshi 63, Sali Berisha 238, Agron Shehaj 525.
Ndërsa vota të pavlefshme janë 120 dhe sipas KQZ votuesit nuk kanë zgjedhur asnjë subjekt.
- PS 6007 vota
- PD 4550 vota
- LSI 628 vota
- PSD 208 vota
- Boiken Abazi 179 vota





