Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin në Shënjestër në News 24, ku u pyet dhe në lidhje me shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

King-smith, zgjodhi të mos komentonte rastin në fjalë por theksoi se kjo është një politikë e ndërmarrë nga Mbretëria e Bashkuar për t’i dhënë fund mos-ndëshkimit të korrupsionit.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë të ndërmarrrë hapa në mënyrë që mosndëshkimi i politikanëve të marrë fund.

“Siç njoftova, ne do të vazhdojmë të marrim masa për t’i dhënë fund mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. Veprime që i ndërmorëm në korrik. Ne nuk bëjmë të ditur emra nuk i diskutojmë ato. Këto janë çështje që janë objekt i procedurave ligjore dhe nuk i publikojmë kurrë globalisht. As unë dhë askush tjetër nuk ka komentuar mbi ata individë.

Ky nuk është fundi dhe ne do të vijojmë të marrrim hapa. Tani duam të shohim që mos ndëshkimi të marrë fund këtu ndaj do të vahdojmë të forcojmë institucionet e këtu, por do të marrrim masa kur bëhet fjalë për cënimin e intersave kombëtare të qyetatrëve britanikë”, tha King-Smith.