Autoriteti Portual Durrës ka shpallur vend vakant për punonjës sigurie, në Drejtorinë e Forcës së Sigurisë Portuale Durrës.  

Kandidatët të cilët aplikojnë për të ushtruar këtë detyrë duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Promocionit, Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Karrierës, dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit nr. 7, datë 11.06.2015 të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë, deri më datë 06.12.2019.

*Shpallja e vendit vakant bëhet mbështetur në Ligjin nr. 9130, datë 08.09.2003 “Për Autoritetin Portual”, Neni 20, Neni 41; VKM nr. 596, datë 10.09.2004 “Për Miratimin e Statusit të Autoritetit Portual dhe për Riorganizimin e tij” Neni 14, Neni 18; Ligji nr. 168/2013, datë 31.10.2013 “Për Sigurinë në Anije dhe Porte”, Neni 34; Udhezimit Nr. 7 datë 11.06.2015 të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë”, Kreu V, Neni 9 Pika 2 dhe Neni 14; Urdhëri nr. 85, datë 11.06.2015 “Për Miratimin e Rregullores për Forcimin e Sigurisë në Anije dhe në Portet e Hapura të Republikes së Shqipërisë”.