Gjashtë studentë të forcave ajrore greke u arrestuan jashtë xhamisë së Hagia Sophia, në Stamboll, të shtunën e kaluar, për shpalosjen e flamujve grekë.
Mediat greke bëjnë të ditur se studentët (tre grekë dhe tre qipriotë) kishin marrë pushime për ditët e Krishtlindjeve, por nuk kishin njoftuar shërbimin e tyre se do të udhëtonin jashtë vendit dhe veçanërisht në Turqi, si dhe nuk kishin marrë miratimin e duhur.
Kur mbërritën jashtë tempullit dhe shpalosën flamurin, ata u pikasën nga zyrtarët e MIT dhe u arrestuan për shkelje të ligjit të simboleve të huaja të Turqisë. Me ndërhyrje diplomatike, studentët u liruan dhe u kthyen në Greqi, ku i presin masat disiplinore.