26 nëntor 2014 – Gjykata italiane dënoi disa nga eksponentët kryesorë të një bande shqiptare të specializuar në trafikun e kokinës, por edhe në rrëmbim personi për qëllime fitimi. Leonard Myrtaj u dënua me 6 vjet e 3 muaj burg, ndërsa kushëriri i tij Ervin Myrtaj me 3 vjet e 3 muaj burg.
Fatjon Lloji, i pari anëtar i bandës i arrestuar tre vjet më parë u dënua me 5 vjet e 4 muaj burg.
Kapobanda 28 vjeçar Leonard Veizaj u arrestua pak ditë më parë, ndonëse ishte në kërkim që në maj 2014, kur i shpëtoi arrestit të karabinierëve për një qime në Romë.
Gjykimi i tij pritet të kryhet në vitin 2015.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





