Tre muaj më parë në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, u shpreh se ajo dhe këngëtari dëshirojnë shumë të kenë një fëmijë.
Partnerja e artistit u përfol edhe për një shtatzëni të mundshme pasi në rrjete sociale nisi të qarkullojë një foto e saj në repartin e gjinekologjisë. Kaq mjaftoi që portalet të shkruanin se Selvija është në pritje të ëmbël, megjithatë çifti i famshëm e mohoi shumë shpejt lajmin.
Ndërkohë sot, në ditëlindjen e bashkëshortes së Shpatit, këngëtari i njohur shqiptar ka konfirmuar lajmin e bukur: Ai dhe Selvija do të bëhen prindër për herë të parë.
Teksa e ka uruar në ditën e saj të shënuar, Shpati shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gruaja ime. Mama e ardhshme. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një ëngjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paça gjithmonë dashuri. Të dua shumë”.
Kujtojmë se pavarësisht se Selvija dhe Shpati i thanë “po” njëri-tjetrit që në dhjetor të vitit të kaluar, çifti i famshëm u celebrua zyrtarisht në 9 qershor të 2021.