25 nëntor 2015 – Duket se jeta e tij private po stabilizohet dita ditës dhe dhimbjen për ish të fejuarën po e tejkalon për mrekulli. Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhimbjen po e shuan tek një tjetër femër, një tjetër miss por jo e njohur si ish e fejuara e tij Afërdita Dreshaj.
Vajza që po i rëmben zemrën atij quhet Albijona Muharremaj, është nga Kosova dhe akoma nuk i ka mbushur 20 vjeç, gjë që e bën diferencën prej 10 vitesh të mos jetë aspak pengesë për një lidhje të bukur dashurie.
Romanca e tyre filloi me një fotosesion fillimisht e më pas si miqësi për të kaluar në një dashuri e cila besojmë të zgjatë shumë dhe që të dy të kenë fatin edhe të martohen dhe të krijojnë familje.
Ndonëse këngëtari nuk është akoma i gatshëm të flas mbi jetën e tij private dhe të konfirmojë këtë lidhje të re, fotot të cilat Albijona i poston në faqen e fansave të saj në facebook vërtetojnë cdo gjë, shkruan kosovaeja.com.
/portal DurresLajm/