Kënga e tij “Adelina”u përfol shumë e duket se u bë shkak edhe për ndarjen e tij me Afërditën. Zërat që prishja e fejesës erdhi për shkak të Adelinës nuk u shuan për një kohë të gjatë, nisur edhe nga prishja e miqësisë së dy këngëtareve që për vite me radhë kishin qenë shoqe të ngushta. Megjithatë si Shpati, ashtu edhe Adelina rrëfyen se mes tyre kishte një miqësi të mirë, aq sa e konsideronin veten vëlla e motër.

Por një foto nga “Panorama.al” e sjell prapë në fokus çiftin Adelina-Shpati.  Shpati dhe Adelina janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, derisa janë duke u përqafuar ngrohtë në rrugë. Ndërkohë, pak kohë më parë Adelina ka deklaruar se është single, pas lidhjes me ish¬ të dashurin e Anjeza Brankës, lidhje e cila nuk kaloi pa probleme. Ndërkohë Shpati ka komentuar për një flirt të mundshëm me Rovena Stefën, e cila ishte bashkëpunëtorja e këngës “Fati im ishe ti”.