Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës së kaluar, e cila ka vendosur 9.207 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Në pranga kanë rënë 17 drejtues mjetesh dhe janë bërë 13 pezullime patentash për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.
Gjobat janë vendosur kryesisht për shkelje si shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mos vendosja e rripit të sigurimit.
17 Arrestime dhe procedime penale
6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
6 persona për pa leje drejtimi.
2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
1 person për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”
2 persona u procedua për korupsion aktiv.
Masat administrative
9.207 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,315 në ditë.
129 masa për xhama të zinj.
759 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
471 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
702 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
7 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
571 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
5.247 masa për qëndrim të gabuar.
828 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime
13 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
46 raste për tejkalim shpejtësie.
27 raste të ndryshme
7 automjete u bllokuan, përfshirë 2 me targa të huaja.