Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Policia e Shtetit ka evidentuar një mjet që ecte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Sipas njoftimit, bëhet me dije se një mjet është kapur nga radari teksa ecte me 182 km/h.

“Në Selishtë në rrugën interurbane dytësore Levan – Tepelenë. 182 km/orë matur me Radar elektronik. 

Mos fluturoni se jeni më të vëzhguar tashmë sesa kur ishin policët rrugorë prezent në rrugë. #respektorregullateqarkullimitudhetoisigurt”,- shkruan Policia.