Ashtu siç u bë e ditur edhe dje, këshilltarët opozitarë në Bashkinë e Tiranës kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak në një akt proteste kundër deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kryetari i këshilltarëve demokratë Kreshnik Çollaku në një prononcim për News24, sulmoi ashpër kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me deklaratën e këtij të fundit për deputetët e PD-së që i quajti shpellarë. Ai tha se Veliaj minimalisht duhet të kërkojë falje, dhe jo të tërhiqet nga deklarata e tij.
"Nuk kemi asnjë informacion për shtyrjen. Por ne jemi një vendim të përbashkët, në mbështetje të kësaj proteste. Por sidomos për shkak të aktit dhe sjelljes së paprecedente që Veliaj fyeu qytetarët. Ne kemi një vendim të përbashkët për të bojkotuar mbledhjen. Fjala e tij është një lëpirje e asaj që tha. Më dinjitoze është që ai të kërkojë falje. Është e paprecedentë se si qeveri apo trajton këta njerëz. Këta të njerëz të dëmshpërblehen, nuk janë shpellarë, janë punëtorë. Me taksat e tyre u mbollën pemët, u ndërtuar shtëpinë. Njerëz që pavarësisht se u cënohet jeta e tyre ata protestojnë në mënyrë të qytetare. Protesta do vazhdojë edhe brenda bashkisë. Sot këshilli bashkiak është këtu nuk është brenda mure ve të bashkisë", tha Çollaku.





