Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Plazhin e Vjetër në Vlorë, ku janë gjetur dhjetëra shpendë të ngordhur, përfshirë lejlekë dhe specie të tjera të faunës së egër.
Kjo situatë ka ngritur alarmin për shëndetin publik dhe atë mjedisor, duke shqetësuar qytetarët që frekuentojnë zonën për ecje dhe aktivitete sportive.
Shkaku i ngordhjes së këtyre shpendëve mbetet ende i paqartë. Dyshohet se ngjarja mund të jetë pasojë e gripit të shpendëve.
Megjithatë, hipotezat kryesore përfshijnë gjithashtu ndotjen mjedisore dhe faktorë të tjerë të lidhur me ndërhyrjet njerëzore në ekosistem.