SHBA, 7 prill 2013 – Selia qendrore e kompanisë amerikane Apple nuk do të kushtojë pak por 3-5 miliardë dollarë. Struktura gjigande e “mollës së kafshuar” dhe shpenzimet marramendëse e bëjnë selinë e re që është në ndërtim e sipër më të shtrenjtën në Shtetet e Bashkuara.
Kostoja e saj kalon edhe atë të selisë së re të Ëorld Trade Center, që po ngrihet në Nju Jork mbi themelet e kullave të vjetra, me një çmim prej 3.9 miliardë dollarë.
Struktura në formë unaze (e përshkruar si një anije kozmike), që do të realizohet kryesisht me xhama të errët, të kujton anijen e vitit 2001 Odissea në hapësirë dhe është konceptuar në shërbim të ambjentit.
Furnizimi me energji elektrike do të bëhet me panele diellore të vendosura në të gjithë sipërfaqen e çatisë, 65 mijë metra katrorë në gjendje të gjenerojnë 8 megaëatt energji, e barazvlefshme me nevojën e 4 mijë banesave, si dhe me mullinjtë me helika që do të vendosen në të gjithë kampusin.
Struktura do të jetë e zhytur në 71 hektarë jeshillëk, sipërfaqe e barabartë me 130 fusha futbolli. Në ambientet përreth pritet të mbillen rreth 6 mijë pemë të reja.





