Scarlet Black nga Britania e Madhe filloi të investojë në trupin e saj në fillim të vitit 2021, kur peshonte deri në 160 kilogramë.
Tani ajo ka rënë shumë kilogramë dhe për ta arritur këtë ka shpenzuar 36.000 dollarë. E reja është penduar për këtë, edhe pse ishin paratë e kursimeve për ta blerë shtëpinë e ëndrrave.
Ka bërë deri në 13 procedura të kirurgjisë plastike, duke përfshirë tri operacione në gjoks, një ngritje braziliane të të pasmeve, liposuksion dhe një heqje lëkure në krahët e saj, në mënyrë që të ketë një ‘trup ëndrrash’.
Jetoni në trupin tuaj më shumë se në shtëpinë tuaj, kështu që unë e shikoj këtë vetëm si një investim.
27-vjeçarja nuk u ndal me operacionet. Pavarësisht gjithçkaje, Scarlet thotë se do ta bënte sërish të njëjtën gjë dhe se jeta e saj pas operacioneve është fantastike. Ajo ka filluar të kursejë sërish për një shtëpi të re dhe planifikon ta blejë atë në vitin 2024 ose 2025.