Australania Josie Capllonch ka shpenzuar 50 mijë dollarë në operacione plastike pas dëshirës së madhe për tu dukur si një kukull barbi. 31-vjeçarja dha një intervistë për "DailyMail" ku tregoi se përvec fytyrës, bëri ndërhyrje edhe në trup.

"Unë nuk dukem aspak si ajo që kam qenë dhe njerëzit duan ta urrejnë këtë gjë. Kirurgët hoqën mishin nga stomaku dhe kurrizi për ta çuar në të pasme", tha ajo.

Ndërhyrjet e Josie janë në gjoks, në hundë, në faqe, në buzë, në nofull dhe në të pasme. Ndërkohë po planifikon që të bëjë një operacion të tretë në gjoks, një të dytë në hundë dhe në qepallat e syve.