21 maj 2015 – Arrestohet oficeri i policisë se merrte para nga pronarët e lojërave të fatit. Policia e Tiranës prangosi sot Alkejd Zenelin, për kryerje të veprave penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Arrestimi i Zenelit është kryer pas një hetimi pro-aktiv të përbashkët 5 mujor mes  SHÇBA-së Tiranë dhe Task–Forcës së Prokurorisë Pranë Shkallës së Parë të Gjykatës, Tiranë. 

Nga hetimet ka rezultuar se oficeri i Policisë, me detyrë specialist i Hetimit në Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë, lejonte në mënyrë të kundraligjshme aktivitet në fushën e Lojërave të Fatit, kundrejt shpërblimeve.  Gjithashtu është dokumentuar se Zeneli kishte fshehur disa kallëzime nga qytetarë të ndryshëm, duke mos i referuar në Prokurori, por duke përfituar nga personat e denoncuar shuma të ndryshme parash.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”