“Fair play” shpërblehet, mbi të gjitha në Olimpiadë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi të zgjerojë listën e pjesëmarrëseve në finalen e 5000 metrave për femra, duke përfshirë në listën e startit edhe Nikki Hamblin dhe Abbey D’Agostino për sjelljen shembullore gjatë garimit në bateritë kualifikuese.Gjatë mesit të garës, Hamblin u pengua, duke shembur në tokë edhe amerikanen. D’Agostino, u ngrit menjëherë në këmbë, por në vend që të vazhdonte konkurrimin, ndihmoi rivalen që të ringrihej.Atletja nga Zelanda e Re tregoi se pa e kuptuar çfarë ndodhi, ndjehu një dorë në shpatull, si për ti thënë “ngrihu, duhet ta mbarojmë këtë garë. Është Olimpiada”.Pak më pas, ishte radha e neo-zelandezes që ti kthente nderin atletes kundërshtare. Rënia e mëparshme i shkaktoi D’Agostinos probleme në kavilje dhe amerikania e kishte të pamundur të vazhdonte konkurrimin.Në këtë situatë, Hamblin e ndihmoi dhe dy atletet e mbyllën së bashku baterinë, natyrisht me kohë jo të mjaftueshme për t’u kualifikuar. Megjithatë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi ti shpërblente, duke i përfshirë në finale.Hamblin do të jetë aty për të vazhduar ëndrrën olimpike, ndërsa fatkeqësisht, historia nuk kishte fund të lumtur për Abbey D’Agostino, që prej dëmtimit serioz të pësuar u detyrua të mbyllë aventurën në Rio 2016.
Shpërblehet “fair play” në Rio 2016
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ketrin Gjocaj flet për divorcin dhe dhimbjen e ndarjes nga vajza
Çifti i bashkëshortëve gjenden të pajetë në shtëpi, policia gjen të ngordhur edhe qenin!
Alis triumfon në Fest 64, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Lufta në Ukrainë, Putin: I gatshëm për dialog me Macron, nëse ka vullnet politik





