Efektivet e Policisë së Shtetit pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Bëhet fjalë për rreth 8 mijë prej tyre, të cilët i përkasin rolit bazë, ndërsa brenda kësaj jave do të miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave edhe vlera e saktë që secili prej tyre do të përfitojë.
Pjesë e këtij shpërblimi nuk do të jenë shefa dhe drejtues të policisë, të cilët kanë gradat më të mëdha se inspektor.
Ky shpërblim synon mbështetjen e kategorisë që ka pagat më të ulëta në polici, e cila është çdo ditë në terren, nga kushtet e vështira të motit, deri tek organizimi për protesta e manifestime.