Kenan Yildiz është kthyer në një pikë kyçe për Juventusin, nën drejtimin e trajnerit Igor Tudor.
Turku është një nga më të spikaturit në Kupën e Botës për Klube, ku në dy ndeshje ka arritur të shënojë tri herë.
Duke parë paraqitjet gjithnjë dhe në rritje, te “Zonja e Vjetër” po përgatisin shpërblimin për lojtarin. Sipas raportimeve nga Italia, pas Botërorit të Klubeve, drejtuesit bardhezi do të ulen në bisedime me përfaqësuesit e lojtarit, për rinovimin e kontratës.
Në fakt, Yildiz pak kohë më parë rinovoi deri në vitin 2029, me 1.5 milionë euro. Megjithatë me kontratën e re, lojtari do të përfitojë rritje page. Ylidiz kërkon të paktën 5 milionë euro në sezon, ndërsa te Juvja janë gati t’i ofrojnë 3 ose 4 milionë euro.