Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme u shpreh se qeveria ende nuk ka një politikë mbështetëse për pensionistët në muajin prill.
Gjatë përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj mes të tjerave u shpreh se për momentin qeveria nuk ka përcaktuar një politikë të dhënies së një shpërblimi të menjëhershëm për pensionistët.
Ibrahimaj: “Ne kemi parashikuar në buxhet për këtë vit një fond i cili i dedikohet mbështetjes sociale. Po punojmë për rritjen e pagave dhe do synojmë që pagat të rriten gjatë vitit. Një ndër hapat që ndërmorëm është rritja e pagës minimale. Jo vetëm në administratë. Sa u përket pensioneve kemi në politikë të konsoliduar në bazë të inflacionit. Gjatë vitit të kaluar u indeksuan dy herë. Nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së shpërblimit në prill.”