Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kush do të përfitojë nga shpërblimet për Vitin e Ri. Qeveria ka miratuar vendimin për pensionistët të cilët do të marrin 50 dollarë.
Për çekun e bebeve që do lindin në vitin 2019 është vendosur që për fëmijën e parë të jepen 400 dollarë, për të dytin 800 dollarë, ndërsa për të tretin 1200 dollarë.
"Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD) dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti) Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin."





