Qeveria ka vendosur të shpërblejë me 50 dollarë amerikanë pensionistët për festat e fundvitit.
Një vlerë e tillë, pensionistëve në Durrës ju duket e papërfillshme dhe kur i pyet se për çfarë do i shpenzojnë ata shprehen me trishtim e dëshpërim.
Pensionistët thonë se pensioni që marrin në moshë të pleqërisë është mjaft i vogël dhe ata në pjeësën më të madhe janë të zhytur në mjerim si rezultat i mungesës së të ardhurave.
Kanë punuar një jetë të tërë por në vitet e fundit kjo shtresë e popullsisë është zhytur në mjerim pasi pensioni i caktuar nga shteti është i papërfillshëm për të mbuluar nevojat minimale.
K.H.
Ndiqni opinionet e tyre.





