ELBASAN, 21 shkurt 2013– Forcat e policisë së Drejtorisë së Qarkut të Elbasanit kanë vënë nën pranga dy punonjës të ndërmarrjes së çelikut ndërsa ka shpallur në kërkim drejtuesin e saj.

Gjatë operacionit të koduar ”Traversa” janë ndaluar shtetasit Tosi Muda 30 vjeç, magazinier në ndërmarrjen e çelikut dhe  Albert Pepa 46 vjeç, shofer i ndërmarrjes së  çelikut ndërsa është shpallur në kërkim drejtori.

Sipas policisë tre personat akuzohen për vjedhje duke  shpërdoruar detyrën dhe korrupsion pasiv i personave  që ushtrojnë funksione publike.