ANGLI – Fytyra e një punonjëseje të një dyqani të Victoria's Secret rrezikon të mbetet e dëmtuar përjetë, pas një sulmi me acid nga një e panjohur që mbante veshur niqab-in (veshjen muslimane që të mbulon nga koka tek këmbët duke lënë hapur vetëm sytë).
20 vjeçarja, Naomi Oni, ishte duke u kthyer nga puna në shtëpi, kur iu hodh acid nga një e panjohur. Ajo mbeti mjaft e dëmtuar në kokë, qafë, krahë, këmbë dhe trup dhe rrezikoi të mos shikonte më. Vajza u sulmua në lindje të Londrës, në Dagenhan dhe siç rrëfen edhe vetë agresorja nuk i tha asgjë, por vetëm i derdhi përsipër lëngun djegës.
Policia nuk ka asnjë ide se kush mund të ketë qenë autorja e sulmit, pasi vajza nuk ka arritur ta dallojë agresoren e saj, që ishte e mbuluar.