David Beckham ka ndezur shqetësime te adhuruesit e vet, pasi ka publikuar në rrjetet sociale një “përpunim grafik”, ku shfaqet i shpërfytyruar. Ish-kapiteni i Anglisë ka ndarë në Instagram një “seflie” me tifozët, edhe pse fytyra e tij ishte e dominuar nga një “përpunim grafik”. Pamja është tronditëse, fytyra e David është pothuajse e panjohur. Menjëherë, një tifoz ka shprehur shqetësimin e tij, teksa i shkroi ikonës angleze të futbollit: “Çfarë ka ndodhur?” Një tjetër shtoi: “Oh, njeri, ju nuk mund ta masakroni atë fytyrë të bukur!”

“Kjo duhet të ketë qenë e dhimbshme,” – shkroi një e tretë. Komentuesi i katërt vazhdoi: “Mos ke qenë në luftë?” Sidoqoftë, askush nuk duhet të jetë i  shqetësuar. David Beckham do të luajë në një film, tjetërsimi i fytyrës ka ndodhur për shkak të rolit që ka, të cilin ia ka besuar regjisori Guy Ritchie në “King Arthur”. Legjenda e futbollit anglez ka kaluar nëpër disa punë dramatike kozmetikë. Dhëmbët e “ndryshkur” dhe faqja e dëmtuar janë “fotografimi” i tij në film, si një kalorës i pakënaqur. Personazhi i tij në film është Blackleg Leader, ndërkohë që Bechkam po xhiron përkrah aktorëve të tillë, si Charlie Hunam, Jude Law etj.