SHBA – Një aventurë e shëmtuar për skiatorin amerikan Bode Miller, i cili ka goditur aksidentalisht të shoqen me një top golfi ndërsa ishte duke luajtur. Topi e ka goditur bashkëshorten e tij në fytyrë dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda.

Sy të fryrë dhe të mavijosur dhe një e çarë e thellë mbi vetull është kjo pamja që të ofronte fytyra e bukuroshes Morgan Beck menjëherë pas incidentit tragjik. Ylli amerikan i skive kishte nisur të praktikonte prej pak kohësh sportin e golfit, por incidenti i rëndë ku mbeti i përfshirë ndoshta do ta bëjë të heqë dorë prej tij.

"Gjatë një gjuajtjeje burri im i dashur më goditi me topin e golfit në fytyrë”,- shkruante në Twitter Morgan, një lojtare e njohur e volejbollit në plazh. “Unë e dua, gjithsesi tani për tani nuk ndihem aspak mirë”,- e mbyllte mesazhin e saj në Twitter gruaja e Bode Miller.